Rriten rastet pozitive me Covid në Kosovë, asnjë humbje jete gjatë 24-orëve

Bota

Rriten rastet pozitive me Covid në Kosovë, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat për situatën pandemike, ku kanë rezultuar pozitivë 92 qytetarë, një rritje e ndjeshme në krahasim me ditën e djeshme.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 16 qytetarë të prekur me Covid-19, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast vdekje nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i IKSHKP:

31 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.221 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 428.818 doza të vaksinës.

-Deri më sot 146.215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Nga 3.788 testime, 92 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

-Sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.657.

-Në total numri i rasteve aktive është 442.

ME TE LEXUARAT