Apeloi vendimin, Gjykata franceze pritet të vendosë sot nëse Sarkozi do të dalë nga burgu

Bota

Apeloi vendimin, Gjykata franceze pritet të vendosë sot nëse

Një gjykatë franceze pritet të vendosë sot nëse ish-presidenti Nicolas Sarkozi, mund të lirohet nga burgu pas apelimit të tij.

Ish-presidenti po kërkon të lirohet pas apelit të tij kundër dënimit me pesë vjet burg për konspiracion kriminal.

Sarkozi ndodhet në burg që nga 21 tetori, por avokatët e tij kërkuan që ai të lirohej, ose të lihej në arrest shtëpie.

Në një moment emocional gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Apelit të Parisit, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy e ka përshkruar si “shumë të vështirë” jetën brenda burgut La Santé, ku po vuan një dënim me pesë vjet për skandalin e financimit libian të fushatës së tij të vitit 2007.

Duke folur përmes videokonferencës nga një dhomë e posaçme brenda burgut, Sarkozy u drejtua drejtpërdrejt gjyqtarëve pas përfundimit të fjalës së prokurorisë:
“Dua që të gjithë të jenë të bindur për një gjë: Kurrë nuk më ka shkuar në mendje ideja e çmendur të kërkoja ndonjë financim nga zoti Kadafi. Kurrë nuk do të pranoj diçka që nuk e kam bërë.”

70-vjeçari, i cili u bë ish-kreu i parë i shtetit francez në epokën moderne që hyri në burg më 21 tetor, shtoi:
“I jam përgjigjur me përpikmëri çdo thirrjeje gjyqësore. Kurrë nuk e imagjinova se do të duhej të pres 70 vjet për të përjetuar burgun. Kjo provë më është imponuar. E kam duruar. Është e vështirë, shumë e vështirë.”


Ai përfundoi duke shprehur dashurinë për vendin dhe familjen e tij, si dhe duke falenderuar personelin e burgut për trajtimin njerëzor.

ME TE LEXUARAT