SHBA nën pushtetin e zjarrit, digjen 1 milionë hektarë, “braktisin” shtëpiat 8,500 njerëz

Bota

SHBA nën pushtetin e zjarrit, digjen 1 milionë hektarë,

Shtetet Perëndimore të SHBA, prej më shumë se 2 javësh janë nën pushtetin e zjarrit. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se aktualisht janë më shumë se 88 vatra aktive, duke detyruar kështu 8,500 njerëz të largohen nga shtëpia. Fatmirësisht nuk ka dëm në njerëz, por, janë djegur një milionë hektar pyje.

Në terren janë mbi 2 mijë zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e tyre. 70 shtëpi raportohen të jenë djegur plotësisht, ndërsa dhjetëra të tjera janë ende në rrezik.

SHBA nën pushtetin e zjarrit, digjen 1 milionë hektarë,

Flakët kanë shpërthyer edhe në Kaliforni, teksa ende po hetohen shkaqet. Autoritetet urdhëruan evakuimin e qindra personave dhe rrethimin e zonës, pasi deri tani 16 shtëpi janë shkrumbuar. Ndërkohë, me shperthimin e zjarreve po perballen edhe shtetet e tjera, si Nevada dhe Idaho.

ME TE LEXUARAT