Shkaktar i aksidentit tragjik në Kroaci? Shoqërohet në stacionin e policisë shoferi i autobusit

Bota

Shkaktar i aksidentit tragjik në Kroaci? Shoqërohet në stacionin

Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh kanë dhënë detaje në lidhje me ngjarjen tragjike ku humbën jetën 10 persona, pasi autobusi nga Kosova i cili po vinte nga Frankfurti është aksidentuar.

Ndërkohë gazeta Express raporton se shoferi i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ndodhet në stacionin rajonal të policisë.

Ministri kroat është shprehur në autobus kishte edhe fëmijë, ndërsa 45 persona ndodhen në spital ku po marrin trajtim mjekësor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


“15 persona janë të lënduar rëndë, mes tyre dhe një vajzë e mitur”, ka thënë ai.

ME TE LEXUARAT