Rusia i ndërpret furnizimin me energji elektrike Finlandës

Bota

Rusia i ndërpret furnizimin me energji elektrike Finlandës

Eksportet e energjisë elektrike nga Rusia për Finlandën do të ndërpriten nga ora 01:00 pas mesnate me orën lokale të së shtunës.

Operatori finlandez i rrjetit Fingrid tha se kompania ruse Inter RAO po ndalonte furnizimet me energji elektrike për shkak të problemeve në marrjen e pagesave për energjinë elektrike të shitur në treg.

Njoftimi vjen një ditë pasi Finlanda shprehu synimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Finlanda blen vetëm 10% të energjisë elektrike të saj nga Rusia dhe sipas Fingrid ajo do të kompensojë mungesën duke marrë më shumë energji nga Suedia.

Ne kete menyre do te rritet dhe prodhimi në Finlandë.

Mes dy shteteve tensionet mesaduket jane shtuar me nderprerjen e energjise elektrike nga Rusia, pas kerkeses per antarsimin ne NATO te Finlandes.

 

ME TE LEXUARAT