Si në filma, grabitet banka në Athinë, arrestohet i huaji i arratisur nga burgu dhe shoferi grek (Video)

Bota

Si në filma, grabitet banka në Athinë, arrestohet i huaji i

Një grabitje si në film aka ndodhur ditën e djeshme në një bankë në lagjen Peristeri të Athinës.

Autor ishte një 42-vjeçar i huaj i cili ishte arratisur nga burgu. Në videon e publikuar nga mediat greke duket momenti kur autori shkon tek arkëtari, e kërcënon me pistoletë dhe i merr paratë.


Më pas ai u largua me ndihmën e një shoferi grek 58-vjeçar. Policia greke u vendos në ndjekje të tyre, por pavarësisht rezistencës së tyre mundën ti arrestojnë.

I huaji u arratis nga një burg rural në janar të vitit 2020 pasi ishte dënuar me 28 muaj burg për vjedhje, rezistencë, plagosje e hyrje të paligjshme në Greqi.

ME TE LEXUARAT