Skena të çuditshme nga Mariupoli: Putini hyri në banesën e njerëzve në mes të natës, ushqimi e priste në tavolinë

Bota

Skena të çuditshme nga Mariupoli: Putini hyri në banesën e

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë natës vizitoi qytetin ukrainas të Mariupolit, të cilin ushtria ruse e shkatërroi dhe më pas e pushtoi, dhe televizioni rus transmetoi pamjet që tregonin Putinin duke drejtuar një makinë nëpër rrugët e Mariupolit dhe duke ndaluar për të biseduar me banorët.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Putin shkoi me helikopter në Mariupol të shtunën dhe bëri një tur nëpër qytet.

Ai vizitoi disa zona të qytetit dhe foli me banorët, ndërkohë që iu prezantua edhe një raport mbi punën e rindërtimit të qytetit, që u bombardua intensivisht nga forcat ruse.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Kremlinit, Putin bisedoi me “qytetarë ukrainas mirënjohës”.
Kjo është hera e parë që Putin hyn zyrtarisht në territorin ukrainas që nga nisja e pushtimit në muajin shkurt të vitit 2022.

Para Mariupolit, 70-vjeçari Putin vizitoi Krimenë, që e ka aneksuar nga Ukraina në vitin 2014.

ME TE LEXUARAT