Stuhi tropikale në Filipine, 11 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Bota

Stuhi tropikale në Filipine, 11 të vdekur dhe dhjetëra të

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe shtatë janë zhdukur në Filipine pasi një uragan i fortë u pasua nga shira të dendur që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje toke.

Shirat e rrëmbyeshëm përfshinë që mbrëmjen e së hënës zona të tëra të ishullit më të populluar të arkipelagut Luzon para se qendra e stuhisë tropikale të shkonte drejt Detit të Kinës Jugore.

Gjashtë persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë zhdukur në krahinën malore të Bengazit. Një burrë u mbyt në provincën bregdetare të Kagayan, tha Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive.

Katër persona u vranë nga përmbytjet e shpejta në dy qytete në ishullin Palaëan në anën perëndimore të arkipelagut, ndërsa pesë persona janë ende të zhdukur, thanë zyrtarët.

Burrat e Rojës Bregdetare të përfshirë në operacionet e shpëtimit në dy qytetet gjetën tre trupa në provincën veriore të Ilokos Sur, por shërbimi i menaxhimit të fatkeqësive nuk mund të konfirmonte menjëherë nëse vdekjet ishin të lidhura me stuhinë.

ME TE LEXUARAT