Stuhia e rërës “gllabëron” qytetin në Kinë brenda disa minutave

Bota

Stuhia e rërës “gllabëron” qytetin në Kinë

Mjaftuan vetëm pak minuta që një stuhi gjigante rëre ta zhyste në kaos qytetin kinez të Dunhuang-ut, të ndodhur në të ashtuquajturën “Rruga e mëndafshtë”.

Një mur i vërtetë rëre, të paktën 100 metra i lartë u ngrit mbi qytezën e provincës Gansu, në kufi me shkretëtirën e Gobit. Stuhia e rërës bëri që qielli të merrte ngjyrë të verdhë, ndërsa dukshmëria u reduktua ndjeshëm, aq sa policia lokale u detyrua të ngrinte postblloqe nëpër rrugë për të orientuar makinat e çoroditura.

Stuhia e rërës “gllabëron” qytetin në Kinë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me diçka të ngjashme u përball në maj të këtij viti edhe kryeqyteti i Kinës, ku trafiku u bllokua e mbi 400 fluturime u anuluan në të dy aeroportet kryesore të tij.

Pekini beri llogarite me stuhi të forta rëre edhe në muajt mars e prill sepse ai gjithashtu ndodhet panë shkretëtirës së Gobit, por episode të tilla duket se janë edhe pasojë e shpyllëzimit të madh dhe erozionit të raportuar në të gjithë veriun e vendit.

ME TE LEXUARAT