Talebanët: “Asnjë vend nuk duhet të na tregojë se si duhet të jenë ligjet tona”

Bota

Talebanët: “Asnjë vend nuk duhet të na tregojë se si

Me rikthimin e regjimit taleban në Afganistan, me shumë mundësi do të rikthehen edhe praktikat që shkaktuan indinjatën e opinionit publik ndërkombëtar para ndërhyrjes amerikane në 2003. Një nga këto janë gjymtimet si pjesë e dënimeve për vepra të ndryshme kriminale, ose që perceptohen si të tilla nga ”studentët” radikalë.

Një nga anëtarët më të njohur të tyre ndër vite, mullah Noorudin Turabi, në një intervistë ka deklaruar se një rikthim i prerjeve të gjymtyrëve ishte i domosdoshëm edhe pse ndoshta me modalitete të tjera.

Afgani, që para ndërhyrjes amerikane kishte postin e ministrit të Drejtësisë si dhe të ministrit për Përndjekjen e Mëkateve, dhe që tani është përgjegjësi për Burgjet, deklaroi se “gjymtimet janë të domosdoshme për të garantuar sigurinë e brendshme në vend, por që ndoshta do të ndodhin brenda burgjeve ose në ambient të mbyllur, dhe jo në sheshe si çdo të premte pas daljes nga xhamitë, siç ishte traditë makabër para vitit 2003.

Ndërkohë, në Kabul dhe në qytetet e tjera kanë filluar masat ndaj disa personave të akuzuar për vjedhje, që shoqërohen në sheshet kryesore të pikturuar me bojë të zezë në fytyrë, dhe me këpucët të futura në gojë. “Asnjë vend nuk duhet të na tregojë se si duhet të jenë ligjet tona”, shtoi Turabi, i cili përfaqëson pjesën më ekstremiste të talebanëve.Balkanweb.

ME TE LEXUARAT