Të shtëna armësh në një universitet në Rusi, dyshohet për të vdekur

Bota

Të shtëna armësh në një universitet në Rusi,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi. Mediat vendase shkruajnë se janë raportuar të shtëna armësh pranë një godine të Universitetit të Perm, ku dyshohet se ka viktima dhe të plagosur. Autori, ende i paidentifikuar ka shkaktuar kështu panik dhe kaos në ambientet e universitetit.

Sipas mediave, shumë student të frikësuar janë fshehur në auditore, ndërsa shumë të tjerë janë larguar nga dritaret. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur arrestimin e autorit, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me pasojat.

ME TE LEXUARAT