Tragjedia e emigrantëve në Kanalin Anglez, Johnson: Franca duhet të ndalë kalimet e paligjshme!

Bota

Tragjedia e emigrantëve në Kanalin Anglez, Johnson: Franca duhet

Kryeministri britanik Boris Johnson ka shprehur tronditjen për tragjedinë e ndodhur në Kanalin anglez.  

Të paktën 31 persona u mbytën duke u përpjekur të kalonin nga Franca në Britani.

“Dua të them vetëm se jam i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve që shoh në Kanalin anglez”, tha kryeministri britanik, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

“Kjo katastrofë nënvizon se sa e rrezikshme është të kalosh Kanalin Anglez në këtë mënyrë,” shtoi ai, duke i bërë thirrje Francës të “bëjë më shumë” për të ndaluar kalimet e paligjshme.

“Ne e patëm të vështirë të bindnim disa nga partnerët tanë, veçanërisht francezët, që të ngriheshin në këmbë, por unë i kuptoj vështirësitë me të cilat përballen të gjitha vendet dhe ajo që duam tani është të bëjmë më shumë së bashku”, tha Johnson për Sky News.  

ME TE LEXUARAT