VIDEO/ Pas aksidentit “Ferrari” shpërthen në flakë, ndërron jetë vëllai i deputetes

Bota

VIDEO/ Pas aksidentit “Ferrari” shpërthen në flakë,

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 45-vjeçari në Greqi. Bëhet fjalë për George Monogio, i cili mbeti i bllokuar në makinë pas aksidentit, ndërsa Ferrari i tij u shkrumbua nga flakët. Në momentin e fundit gruaja e tij arrin të dalë nga automjeti, por për 45-vjeçarin ishte tepër vonë.

Mediat greke raportojnë se viktima është vëllai i deputetes së Demokracisë së Re, Katerina Monogyiou. Pamjet nga vendi i ngjarjes të filmuara nga kamera amatore janë tronditës, ku njerëzit dëgjohen të bërtasin dhe përpiqen të thërrasin policinë dhe zjarrfikësin për ndihmë.

Në atë moment dëgjohet një thirrje: “Vëllai im!”. Sipas mediave vetëm pak pas aksidentit motra e viktimës mbërriti në vendngjarje dhe pa gjithçka.

ME TE LEXUARAT