Vrau gruan me thikë, rrëfehet shqiptari në Greqi: Më tradhtonte, kam ruajtur bisedat me...

Bota

Vrau gruan me thikë, rrëfehet shqiptari në Greqi: Më

Shqiptari që vrau gruan e tij në Greqi është shprehur i penduar, ndërsa ka thënë për herë të dytë s'e ajo e tradhëtonte.

Pas dëshmisë së tij, Florand Shehu, 40-vjeç, është vendosur në paraburgim, me vendim unanim të hetuesisë dhe prokurorisë.

Ai theksoi se është penduar për atë që bëri dhe kjo ishte arsyeja edhe pse ai u


vetëdorëzua.

“Dua të theksoj se jam i shkatërruar, i “tretur mendërisht dhe u pendova për atë që bëra, që në sekondën e dytë, për këtë arsye dhe u paraqita në Departamentin Policor ku tregova në detaje atë që kishte ndodhur. Ju kërkoj falje… kryesisht prindërve të gruas sime dhe veçanërisht fëmijës tonë të vetëm”, ka deklaruar Shehu.

Për të mbrojtur disi veprimet e tij, Shehu është shprehur se ka prova për marrëdhëniet jashtëmartesore të bashkëshortes së tij.

Ai u ka dorëzuar hetuesve një USB ku kishte ruajtur bisedat e së shoqes me një person tjetër.

Florand Shehu ia mori jetën bashkëshortes së tij duke e goditur me thikë. Fqinjët e çifit kanë thënë për mediat se ata debatonin shpesh.

Një grua që jeton në një godinë me ta, tha se e kishte dëgjuar gruan të thërriste për ndihmë dy herë dhe më pas pllakosi heshtja.

ME TE LEXUARAT