Zgjedhjet në Gjermani, partia e Angela Merkel pëson disfatën historike, flet pasuesi i saj

Bota

Zgjedhjet në Gjermani, partia e Angela Merkel pëson disfatën

Pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve në Gjermani, tani po diskutohen sondazhet e para. Rezultatet paraprake tregojnë një nivel jo të mirë për partinë e Angela Merkel, ku kandidon Armin Laschet.

Mediat gjermane e kanë cilësuar rezultatin e exit-polleve të para, si më të ulëtat në historinë e kësaj partie.

Sipas tyre, kjo vjen për shkak të largimit të Angela Merkelit. Sekretari i përgjithshëm i partisë i ka cilësuar të hidhura rezultatet paraprake.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një konferencë për mediat pas votimeve, Armin Laschet ka pranuar se rezultatet e para nuk janë të mira.

“Ne e dinim që gara do të ishte e ngushtë. Do të jetë një natë e gjatë. Të gjitha partitë duhet që t’i kalojnë ndasitë e tyre për të mirën e Gjermanisë”, është shprehur Laschet.

Sipas exit-polleve të publikuara nga mediat gjermane deri më tani, Laschet i CDU-CSU kryeson me 25-26% të votave ndërkohë që partia socialdemokrate, SPD mbetet në kuotat e 25%.

ME TE LEXUARAT