Aksioni i kontrabandës në veri, Vuçiç takim urgjent me serbët në Rashkë

Kosovë&Rajon

Aksioni i kontrabandës në veri, Vuçiç takim urgjent me

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka mbërritur në Rashkë, në një takim urgjent me qytetarët serb. Kjo vjen pas tensioneve të krijuara mes tyre dhe Njësisë Speciale kosovare, pasi këta të fundit sekuestruan mallrat kontrabandë.

Aksioni i kontrabandës në veri, Vuçiç takim urgjent me

Qytetarët serbë hodhën gurë në drejtim të policisë së Kosovës, kundër këtij operacioni, ndërsa sulmuan edhe pjesëtarë të policisë së Kosovës.

Aksioni i kontrabandës në veri, Vuçiç takim urgjent me

Më herët pati një reagim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili deklaroi se krimi dhe grupet kriminale do të luftohen, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa mediave në Serbi që sipas tij mbrojnë krimin.

Aksioni i kontrabandës në veri, Vuçiç takim urgjent me

Gjithashtu pas tensioneve të zhvilluara gjatë këtij operacioni, reagoi edhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë. Kujtojmë se nga ky operacion u arrestuan tetë persona nga Policia e Kosovës. /Express

ME TE LEXUARAT