Aplikimi i Kosovës për në Këshillin e Europës, Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Kosovë&Rajon

Aplikimi i Kosovës për në Këshillin e Europës, Serbia

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë pritet të mblidhet gjatë ditës së sotme vetëm një ditë pasi Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europes, organizatë e cila merret me të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë.

Takimi, i thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pritet të nisë nga ora 11:00 dhe janë të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të mbrojtjes dhe sigurisë së Serbisë dhe në rend të ditës do të jetë çështja e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Europes.

Kosova bëri me dije gjatë ditës së djeshme se kishte aplikuar për të qënë anëtare e Këshillit dhe menjeherë pas kësaj erdhi dhe reagimi nga ana e Serbisë ku presidenti Vuçiç deklaroi se ky është një provokim ndaj Serbisë duke shtuar se kjo është një lojë që e udhëheqin vendet kryesore perëndimore dhe se Serbia është një vend i vogël liridashës, që ruan sovranitetin e saj dhe të drejtën për të vendosur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Donika Gërvalla, ministrka e Jashtme e Kosovës tha pas dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim se Prishtina zyrtare po hap një kapitull të ri ndërsa kryeministri, Albin Kurti u shpreh se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

"Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj. Liria e shprehjes dhe medias çdo herë e më shumë po shënon përmirësim. Luftimi i korrupsionit është i pakompromis. Reforma në sundimin e ligjit, prioritet", ka deklaruar Kurti.

ME TE LEXUARAT