Covid-19 i merr jetën ish- ushtarit të UÇK-së

Kosovë&Rajon

Covid-19 i merr jetën ish- ushtarit të UÇK-së

Ish- ushtari i UÇK-së, Bajrush Berisha ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Lajmin e bëri me dije dega e OVL të UÇK-së në Pejë, ndërsa nuk theksojnë se nuk duhet neglizhuar vaksinimi.

“Sapo morëm lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë bashkëluftëtari jonë Bajrush Berisha nga fshati Kosuriq, pas një beteje të gjatë me Covid-19. Të dashur bashkëluftëtarë, të dashur qytetarë. Ju lutemi që të vaksinoheni. Nga virusi po vdesin të dashurit tonë. Nga vaksina nuk po vdes askush”, thuhet tutje.

Kujtojmë se Kosova po përballet me një valë të vështirë të Covid-19, ndërsa numri i viktimave është shtuar frikshëm.

ME TE LEXUARAT