Dita e tretë e dëshmisë së diplomatit Hill në Hagë në mbrojtje të Hashim Thaçit: S’e dinim kush i nxirrte komunikatat e UÇK-së!

Kosovë&Rajon

Dita e tretë e dëshmisë së diplomatit Hill në Hagë

Diplomati amerikan Christopher Hill vijon këtë të mërkurë, më 12 nëntor, për të tretën ditë me radhë, dëshminë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.

Gjyqtari, Guénaël Mettraux, tutje ka pyetur  ambasadorin Hill nëse e dinte ai se e ku shkuan Thaçi, Krasniqi e Veseli nga Franca nga koha kur mbaroi raundi iu parë i negociatave.

“Nuk e di. Unë e di që ata u morën nga një avion francez, unë kisha menduar se ata do të shkojnë në Shkup, por pastaj kam dëgjuar se u dërguan në Prishtinë me avion, besoj që e kam dëgjuar këtu në Hagë ndoshta dje, ndoshta pardje. Ata kanë shkuar në vende të ndryshme besoj. Megjithatë besoj kam dëgjuar fjalë që Thaçi ka qenë në Tiranë”, tha gjatë dëshmisë së tij HIll.

Dëshmitari amerikan tha se i kujtohet të jetë përpjekur të merrte informacione nga ambasada  e tyre nëse ata kishin ndonjë shenjë që Thaçi ishte atje, por tha se ishte vështirë edhe për ambasadën që të gjendej ndonjë gjurmë e tij.

“Sado shumë UÇK-ja të ishte përgatitur dhe dëshironte që të ecte përkrah nesh, e para ata nuk ishin një strukturë vertikale e organizuar dhe kjo është një mënyrë shumë elegante për të thënë se sa të organizuar ishin ata”, deklaroi gjatë dëshmisë së tij, Hill.

Hill: Kishte shumë persona që flisnin në emër të UÇK-së|LIVE


Hill për komunikatat e UÇK-së: S’e di kush i lëshonte

Hill foli në Hagë për komunikatat që pretendohet se janë lëshuar nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ai tha se nuk e di se nga kush janë lëshuar ato dhe për çfarë arsyesh.

“Këto ishin shumë të mjegullta për ne sepse ne nuk e dinim se kush i lëshonte këto komunikata. A ishin çështje sigurie që nxirreshin apo vërtetë nuk ekzistonte një strukturë që të besonim edhe ne. Prandaj, ne nuk mund t’i përdornim këto komunikata si bazë për të përcaktuar një strukturë vertikale organizative të UÇK-së”, tha dëshmitari Christopher Hill.

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill, në ditën e tretë të dëshmisë në Gjykatën Speciale, në përgjigjet e tij ndaj trupit gjykues tha se kishte shumë persona që flisnin në emër të UÇK-së.

“Sipas meje dhe në cilësinë time si i deleguar i posaçëm, unë e kisha të qartë dhe të tjerët ma kishin bërë të qartë se ne nuk e dinim se kush fliste për UÇK-në. Për shembull, zoti Demaçi fliste për rolin që ai kishte në UÇK, por askush nuk ma konfirmoi. Kishte shumë persona që prezantoheshin se flisnin në emër të UÇK-së. Problemi ynë ishte që nuk kishim një pikë kontakti të konfirmuar me të cilën mund të komunikonim për të ardhmen,” tha ai.

ME TE LEXUARAT