Dorëhiqet kryeministri i Serbisë, vendi shkon me qeveri teknike!

Kosovë&Rajon

Dorëhiqet kryeministri i Serbisë, vendi shkon me qeveri teknike!

Kuvendi i Serbisë ka njoftuar dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviq. Kryetarja e Kuvendit Kombëtar të Serbisë, Ana Brnabiç, e falënderoi Vuçeviçin për "kryerjen e ndershme të punës së tij" gjatë kohës që ishte kryeministër, si dhe për "sjelljen e përgjegjshme dhe të guximshme".

Vuçeviç dha dorëheqjen e tij të parevokueshme pasi studentët u rrahën në Novi Sad para ambienteve të Partisë Progresive Serbe, nga sulmuesit që dolën me vrap nga ambientet e partisë, ndërsa studentët ngjisnin afishe duke bërë thirrje për një protestë në Novi Sad.

Me shpalljen e dorëheqjes së kryeministrit, qeveria bëhet teknike dhe fillon të ecë afati prej 30 ditësh për zgjedhjen e qeverisë së re. Nëse brenda 30 ditëve nuk zgjidhet qeveria e re, do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

ME TE LEXUARAT