Flet ministri kroat: Në autobus ndodheshin 15 të mitur shqiptarë, një vajzë rëndë

Kosovë&Rajon

Flet ministri kroat: Në autobus ndodheshin 15 të mitur shqiptarë,

Ministri i Shëndetësisë Vili Beroš, në Kroaci  folur në një komunikim për mediat në lidhje me situatën e të lënduarve në aksidentin tragjik në Brod të Kroacisë.

Ai deklaroi se në autobus ndodheshin 15 të mitur, kurse një vajzë ndodhet në gjendje të rëndë.

“Në autobus kishte 15 të mitur, ndërsa një vajzë është plagosur rënë”, tha Beroš.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër drejtori i spitalit të përgjithshëm në Slavonski, Dr. Josip Samardzic tha se stafi është përkushtuar për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve dhe se aktualisht 8 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e kësaj të dielë në autobusin me targa të Kosovës të linjës, Frankfurt-Prishtinë.

Pas këtij aksidenti tragjik kanë reaguar edhe autoritete të Kosovës.

Më herët kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se ministri i Brendshëm është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes, ndërsa theksoi se shteti i Kosovës është pranë familjarëve të viktimave, duke i uruar edhe shërim të shpejtë të lënduarve.

ME TE LEXUARAT