Grabitje e armatosur në Gjilan

Kosovë&Rajon

Grabitje e armatosur në Gjilan

Një punonjëse e një marketi në Gjilan ka raportuar se teksa ishte në vendin e punës, një person i panjohur nën kërcënim të armës ka vjedhur para të gatshme.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ka bërë të ditur policia. Punonjësja ka deklaruar se i dyshuari ka vjedhur rreth 60 euro dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

“Gjilan, 13.01.2022-20:45.Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një market,  një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur arkën me 50-60€ dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.

ME TE LEXUARAT