Holanda po ndryshon, Kosova mund t’i fitojë vizat sivjet

Kosovë&Rajon

Holanda po ndryshon, Kosova mund t’i fitojë vizat sivjet

Holanda është një nga penguesit më të mëdhenj brenda Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, meqë është skeptike për rendin e ligjin, megjithatë, sipas institutit holandez për marrëdhënie ndërkombëtare, Clingendael, kjo qasje është në ndryshim e sipër.

Qëllimi i publikimit, sipas autorëve të tij, është besimi se “zbërthimi i pozicioneve krejtësisht të ndryshme është krucial për të identifikuar pikat bllokuese në të dyja anët, atë holandeze dhe kosovare”.

Ata kanë bërë analizimin e dokumenteve dhe gjithashtu intervistave me politikanë, hartues të politikave dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Këtu tregohet se narrativa e holandezëve ngadalë po ndryshon”, thuhet në hyrje të studimit, duke argumentuar në atë se edhe nëse dallimet mbesin, liberalizimi i vizave mund të zë vend kah fundi i vitit 2022.

Studimi artikulon rekomandimin “që edhe Kosova edhe Holanda duhet të kapitalizojnë mbi momentumin aktual”.

I titulluar “Pozita holandeze në procesin e liberalizimit të vizvve për Kosovën – dritë në fund të tunelit”, thuhet se përkundër dallimeve, Haga i ka njohur disa zhvillime pozitive në Kosovë.

Kështu që ka mundësi që të zhbllokohet qëndrimi i ngrirë nga holandezët, porse shumë varet nga rruga që merr Kosova në luftim të krimit e korrupsionit.

“Ka, megjithatë, faktorë të jashtëm që influencojnë vendimmarrjet në BE që janë përtej kontrollit të Kosovës”, deklarohet në një pjesë të konkluzës së punimit.

Zhvillimi i fundit në Ukrainë, kur Rusia sulmoi me ushtri, sipas këtij instituti holandez, del të jetë i favorshëm për Kosovën, meqë, siç u pa edhe në samitin e fundit, Kosovës s’iu liberalizuan vizat, por mendimi ishte përgjithësisht shumë pozitiv për shtetin e ri.

“Prandaj mund të pritet që gjatë presidencës çeke të Këshillit Evropian, liberalizimi i vizave do të mbështet fuqishëm. Një vendim ‘pro’ mund të vije kah fundi i këtij viti”.

Në fund përmendet edhe fakti se dialogu me Serbinë nuk është kusht formal, por praktikisht është matës për shumë shtete të BE-së të cilat i referohen zhvillimeve që përjellë ky dialog për t’i dhënë vlerësim situatës së përgjithshme.

Kurse për Holandën thuhet se “mund të jetë më e hapur në angazhim bilateral – për liberalizimin e vizave – me Kosovën.

“Edhe pse holandezët nuk e shohin angazhimin bilateral si pjesë e metodologjisë së tyre, do të ndryshonte perceptimin e kosovarëve se holandezët nuk duan dhe nuk janë të interesuar të angazhohen në procesin e Kosovës për liberalizimin e vizave, që negativisht afekton kreditibilitetin e tyre dhe të vetë BE-së në procesin e integrimit”./albaniantimes

ME TE LEXUARAT