“Kriminelët s’do tolerohen”! Albin Kurti reagon për tensionet në veri: Serbia po provokon konflikt serioz ndërkombëtar! Qytetarët të ruajnë qetësinë

Kosovë&Rajon

“Kriminelët s’do tolerohen”! Albin Kurti reagon për

Presidenti i Kosovës Albin Kurti  ka akuzuar Serbinë  se po cënon paqen në vend. Me një postim në Facebook ku ka reaguar për djegien e Qendrës së Kontrollit të automjeteve, Kurti shprehet se këto veprime po nxiten dhe mbështeten nga Serbia.

Më tej ai thotë se Serbia po përdor qytetarët kosovarë për të provokuar një konflikt ndërkombëtar.

“Hetimet preliminare tregojnë që djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok nuk ishte aksidentale por e qëllimshme. Edhe në Zveçan kanë hedhur dy bomba dore, po ashtu në ndërtesën e qendrës së njëjtë për regjistrimin e automjeteve, por ato fatmirësisht nuk kanë eksploduar. Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar. Sulmet e këtilla zjarrvënëse dhe kriminelët që i bëjnë ato nuk do të tolerohen. Policia e Kosovës është institucion profesional që duhet respektuar nga të gjithë. U bëj thirrje qytetarëve, sidomos në veri të Ibrit, pavarësisht a janë serbë, shqiptarë, boshnjakë apo romë, që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës”- shkruan ai.

ME TE LEXUARAT