Kosovarja e dashuruar me ish- profesorin, avokati: Është fiksuar, e ndjek deri në shtëpi

Kosovë&Rajon

Kosovarja e dashuruar me ish- profesorin, avokati: Është fiksuar, e

Në Kosovë, një studente ngacmon ish- profesorin e saj. E reja ka nisur me këtë histori që në kohën kur ishte në gjimnaz, 4 vite më parë, tashmë, në universitet, ajo nuk ndalet. Rasti u tregua në “ABC-ja e Mëngjesit”, ku avokati i profesorit ka treguar detajet.

Ruzhdi Gashi, avokati i profesorit ka treguar se mes tyre është konsumuar biseda e “refuzimit”, por e reja nuk heq dorë. Pretendohet se kjo e fundit e ndjek deri në shtëpi, çdo mbrëmje. Sipas avokatit, profesori është një i ri i pamartuar, i cili jeton me prindërit.

Kosovarja e dashuruar me ish- profesorin, avokati: Është fiksuar, e

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, vajza e ka pranuar fajin e saj, por nuk rresht së thëni se është e dashuruar dhe nuk heq dot dorë. Çështja që tashmë ka shkuar në gjykatë, po punon me vajzën, që të heqë dorë. Kanë biseduar më përpara dhe profesori ka thënë që nuk ndjen asgjë dhe i ka thënë të heq dorë. Kanë biseduar edhe me familjen, por vajza është e fiksuar. Ajo e bezdis, i shkon çdo mbrëmje te rruga e shtëpisë”, tha avokati./abcneës

ME TE LEXUARAT