Kosovë/ Bie numri i infektimeve, 6 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit

Kosovë&Rajon

Kosovë/ Bie numri i infektimeve, 6 raste të reja dhe 1 viktimë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të numrit të infektimeve, pasi dje u regjistruar 15 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë dhënë 1,802 doza vaksine gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa prej fillimit të fushatës së vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,609,325 doza.

Sakaq deri më sot 758,250 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 8 qytetarë janë shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 157,727.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 327 raste aktive me COVID.

ME TE LEXUARAT