Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit

Kosovë&Rajon

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit

Sot në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë do të mbahet një takim ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Pjesëmarrës do të jenë zyrtarë nga Presidenca, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile. Takimi pritet të mbahet në mesditë.

Ambasada amerikane njoftoi një ditë më parë se Zyra e presidentes Vjosa Osmani dhe ajo e kryeministrit Albin Kurti kishin konfirmuar pjesëmarrjen në diskutim. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e Ambasadës Amerikane Katherine Judd për Radion Evropa e Lirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkaq, Organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) publikoi të hënën një draft-statut, ku parashihet që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës.

ME TE LEXUARAT