Kurti gëzon studentët: Nga 1 tetori arsimi i lartë do jetë pa pagesë

Kosovë&Rajon

Kurti gëzon studentët: Nga 1 tetori arsimi i lartë do jetë

Ditën e sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë lajmin e mirë për studentët. Sipas tij, duke nisur nga 1 tetori arsimi i lartë do jetë pa pagesë. Sipas tij, ky vendim vlen për studentët që nisin këtë vit studimet e larta.

“Nga një tetori i këtij viti duke filluar nga viti akademik 2021/2022, arsimi i lartë në Kosovë do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë për nivelin Bachelor dhe Master ndërsa ata të Doktoratës do të kenë lehtësime.

Besojmë që në këtë formë nxisim interesimin për studime të larta duke përmirësuar nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë sonë dhe duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor që është parakusht për zhvillim ekonomik e progres shoqëror.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ky vendim do të përfitojnë të gjitha kategoritë e shoqërisë. Do të përfitojnë edhe studentët e vendeve të tjera e sidomos të atyre të rajonit që do të trajtohen si të gjithë studentët e tjerë”, tha ai./abcnews

ME TE LEXUARAT