Lajçak në Kosovë, zhvillon një takim me Ramush Haradinajn

Kosovë&Rajon

Lajçak në Kosovë, zhvillon një takim me Ramush Haradinajn

Ditën e sotme, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka takuar të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ky i fundit ka mbërritur dje në Kosovë, për një vizitë 3 ditore.

Po sot, Lajçak zhvilloi një takim me kryetarin e Parlamentit, Glauk Konjufca, duke vijuar më pas me kryetarët e subjekteve politike.

Një ditë më parë, Lajçak takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Pas përfundimit të takimit, i dërguari i posaçëm i BE-së, për dialogun Serbi- Kosovë tha se në takim u fol për takimin e radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Lajçak gjatë fjalës së tij tha se gjatë bisedës nuk është folur për hapjen e arkivave të UÇK-së.

ME TE LEXUARAT