Mustafa reagon për sulmet në veri të Kosovës: Të ndërmerren masa në koordinim me SHBA, BE dhe KFOR

Kosovë&Rajon

Mustafa reagon për sulmet në veri të Kosovës: Të

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas situatës së rënduar, që është krijuar në veri të Kosovës.

“Situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme. Në një situatë të tillë , Presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë”,- është shprehur në reagimin e tij  ish-kryeministri Mustafa.

Më tej Mustafa i bën thirrje Presidentes Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti duke u thënë se, “nuk mund të dërgojnë mesazhe, njëra nga New Yorku, tjetri nga Shkupi e nga Budapesti, kurse Njësitë Speciale të Policisë të Kosovës të mbesin të mbërthyera në Jarinjë e Bërnjak nën kërcënimin e helikopterëve, avionëve e tankeve të Serbisë. Kjo sjellje është joserioze dhe e pafalshme.”

“Në momente të tilla do duhej të thirret Këshilli i Sigurisë nga Presidentja e vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët tanë, SHBA, BE, KFOR-in dhe institucionet relevante në Kosovë.”,- u shpreh në përfundim të reagimit të tij, ish-kryeministri Mustafa.

ME TE LEXUARAT