Nuk kishte testin e PCR, kryeministri malazez kthehet mbrapsht në kufirin shqiptar

Aktualitet

Nuk kishte testin e PCR, kryeministri malazez kthehet mbrapsht në kufirin

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić,  nuk është lejuar të futet në Shqipëri. Kreu i qeverisë malazeze është bllokuar në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, pasi nuk kishte test PCR të vlefshëm apo pasaportën e vaksinimit anti-Covid.

Gazetari malazes, Aleksandar Brezar, ka postuar një video në llogarinë e tij në Twitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi

“Kjo mund ta pengojë pjesëmarrjen e tij në takimin me Kanelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”, shkruan ai.

Duket se kryeministri është kthyer për t’u pajisur me dokumentacionin e nevojshëm dhe më pas iu bashkua takimit në Tiranë me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. 

ME TE LEXUARAT