Rama: Në Prishtinë fitoi vullneti për zhvillim

Kosovë&Rajon

Rama: Në Prishtinë fitoi vullneti për zhvillim

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama e ka shpallur fitoren në kryeqytet, duke e konfirmuar mandatin e ri katërvjeçar.

“Sonte është festa e qytetit tonë, e shpresës e unitetit dhe e demokracisë. Sonte festojmë të gjithë qytetarët e Prishtinës, pa dallim bindjesh sepse ka fituar vullneti për zhvillim, për unitet dhe për qytetari”, tha Rama para simpatizantëve të partisë.

Ai tha se kjo është fitorja e pjekurisë së Prishtinës “se Prishtina zhvillohet vetëm kur e ndërtojmë bashkë, sepse Prishtina është e të gjithëve”.

“Sot fitoj qytetari që kërkon bashkëpunim e jo bllokim. Fitoj kultura demokratike, mbi kultin e individit, fitoi dinjiteti, uniteti dhe civilizimi politik i këtij qyteti. Kjo është fitorja më e madhe që mund të ketë një kryeqytet”, tha Rama.

Ai e ka përshëndetur edhe kundërshtarin e tij, Hajrulla Çeku, duke i dhënë edhe një mesazh. “E ftoj të reflektoj me frymë qytetarie. Prishtina ka nevojë për bashkëpunim jo për bllokim”, tha ai. 

ME TE LEXUARAT