Takimi me Merkel, Albin Kurti sulmon Vuçiç: Duhet të ndryshojë Serbia jo Kosova

Kosovë&Rajon

Takimi me Merkel, Albin Kurti sulmon Vuçiç: Duhet të

Në përfundim të takimit me Angela Merkel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zbuloi se kancelarja gjermane nuk i kishte kërkuar të përfshihet në nismën "Ballkani i Hapur". Albin Kurti ka folur edhe për mediat duke u ndalur tek raporti me Serbinë.

Me tone të larta, Kurti ka kujtuar një deklaratë të Presidentit Vuçiç ku ky i fundit tha se nuk do e njohë kurrë Kosovën. Sipas Kurtit është Serbia ajo e cila duhet që të ndryshojë Kushtetutën dhe jo Kosova.

“Në qershor të këtij viti Presidenti i Serbisë tha që nuk do e njoh Kosovën. Pra është Serbia që duhet të ndryshojë jo Kosova. Paqe në Ballkan ka kur Serbia ndryshon Kushtetutën dhe heq dorë nga Kosova. Jo të ndryshojë Kosova. Duhet ndryshohet Serbia që ndodhet kryeministri që ka qenë ministër informacioni në kohën e Millosheviçit. Është detyrë e çdo shqiptari që të tregojë ku duhet të jetë trysnia ndërkombëtare” tha Kurti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kurti më tej është ndalur tek 4 marrëveshjet që sipas tij janë pjesë e Procesit të Berlinit, ndërsa ka shtuar se këto marrëveshje nuk janë jetësuar vetëm për fajin e Serbisë.

“Janë 4 marrëveshje që po planifikohen që mund të rrumbullakosin procesi i Berlinit. Udhëtimi me karta identiteti dhe udhëtimi i vendeve të treta kur hy në një vend të kalojë në të gjitha dhe njohja e diplomave dhe atyre profesionale. Serbia ka refuzuar që të ekzistojnë fjalë si kufij, vend, shtetësi, qeveri etj. Është refuzimi i Serbisë që na ka lënë pa marrëveshje. A do ndryshojë kjo në Slloveni? Kjo mbetet të shihet.”


“Procesi i Berlinit pas Merkel do vazhdojë. Por si do jetë forma dhe formati nuk e them dot por nuk besoj se do ketë ndryshime të mëdha. Merkel vërejti që Procesi i Berlinit të forcohet dhe jo dobësohet.” tha Kurti.

Për sa u përket marrëdhënieve me Ramën, Kurti është shprehur se ruan kontakte dhe marrëveshjet vijojnë edhe pse nuk bien dakord me Ballkanin e Hapur.

“Me Ramën kem biseduar dhe takuar. Para dy javësh ishim në Slloveni. Jemi takuar edhe në Tiranë dhe në Dhërmi. Nuk bie dakord për Ballkanin e Hapur, çfarë të bëjmë tani. Për gjëra të tjera jemi në bashkëpunim.”

Në fund Kurti është ndalur tek vendosja e reciprocitetit për Serbinë duke thënë se kësaj radhe do të ketë sukses. Ai ka shtuar se Serbia po kryen shkelje kundrejt Kosovës. Kurti theksoi se iu është drejtuar me një letër vendeve të BE ku ka renditur shkeljet e kryera nga Serbia dhe pret përgjigje.

“U kam shkruar letër vendeve të BE dhe u kam renditur shkeljet që po bën Serbia. Dhe reciprociteti do vendoset se ndryshe nuk do ketë barazi. Po përgatitemi që të ketë sukses. Se kjo është tek të drejtat e pakicave. Serbët kanë edhe vetë. Ndërsa shqiptarët po spastrohen.” tha Kurti.

ME TE LEXUARAT