Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë në kufi, reagon BE

Kosovë&Rajon

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë në kufi, reagon BE

Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, në një konferencë për media ka folur për pas vendosjes të reciprocitetit për targat të veturave që vijnë nga Serbia që mori Kosova sot. Stano tha se këto tensione duhet të ndalen, ndërsa sjell në vëmendje dialogun.

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjës është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, ka deklaruar Stano.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë në kufi, reagon BE

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Stano ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes. Kujtojmë se në mëngjes Njësia Speciale e Kosovës nuk lejoi mjetet me targa serbe të futen në Kosovë e për pasojë kjo solli tensione. Serbët protestuan, ndërkohë që autoritetet u detyruan që të mbyllin kufirin./KK/

ME TE LEXUARAT