Tragjedi në Zvicër, babai vret vajzën 12-vjeçare më pas veten

Kosovë&Rajon

Tragjedi në Zvicër, babai vret vajzën 12-vjeçare më

Një tragjedi ka ndodhur në Zvicër një natë më parë. Mediat vendase shkruajnë se një 54-vjeçar ka vrarë vajzën e tij 12-vjeçare dhe më pas ka vrarë veten. Tragjedia ndodhi në Rappersëil-Jona, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të hetuar dinamikën.

Ende nuk ka një të dhënë të saktë se cili ishte shkaku pse 54-vjeçari mori këtë vendim tragjik. Mësohet se në vendin e krimit, në shtëpinë e tyre, kanë qenë vetëm dy viktimat. Gruaja dhe fëmija i madh kanë mbërritur më vonë, ndërsa aktualisht po mbahen nën kujdesin e mjekëve dhe psikologëve.

ME TE LEXUARAT