Tragjedia në Kroaci, pronari shkruan për shoferin shqiptar që vdiq: Ishte punëtor i madh!

Kosovë&Rajon

Tragjedia në Kroaci, pronari shkruan për shoferin shqiptar që

Arianit Avdija nga “Deva Tours” ka shkruar për Naser Sylmetajn, shoferin e autobusit që vdiq dje në aksidentin tragjik që ua mori jetën edhe nëntë udhëtarëve që po vinin nga Frankfurti në Kosovë, raporton Gazeta Express. Avdija, i cili në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë figuron si drejtor i kësaj kompanie, shkroi se Naser Sylmetar ishte burrë i fortë dhe punëtor i madh. Ai e cilësoi atë si njeri të veçantë, ndërsa i ka shprehur ngushëllime familjes së tij.

“Naser, ishe nje burre i forte, nje punetor i madh dhe shok i mire. Na ke lane me pikellim te madh te gjitheve e do tna mungosh gjithmone. Ishalla ne xhehnet dhe familjes jau lehtesofte zoti dhimbjen. Ti ishe njeri i veqante dhe kujtimi per ty do te jete i paharrueshem!”, shkroi Arianit Avdija në Facebook.

Adhurim Sylmetaj (i biri i Naser Sylmetajt), shoferit të autobusit i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident në Kroaci, ka thënë dje se babai i tij ka rreth tetë muaj që ka filluar punën në këtë kompani.  


Ai ka treguar se shoferët kanë pushuar vetëm atë mbrëmje që kanë mbërritur dhe në mëngjes sërish janë nisur për në Kosovë. “Janë nisur para 3-4 ditëve, edhe në momentin që kanë mbërri, menjëherë, veç atë mbrëmje kanë pushuar, dhe menjëherë të nesërmen në mëngjes rreth orës 09:00 janë nisur për në Kosovë”, ka thënë Sylmetaj për REL.

“Herën e fundit kur kam folur me të ka qenë në momentin kur e kaluar kufirin Gjermani-Austri”, ka shtuar ai. Shoferi tjetër i cili po e ngiste autobusin që shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci, është arrestuar dje, ndërsa sot është parë i prangosur dhe i shoqëruar nga Policia duke shkuar në Prokurori./Gazeta Express 

ME TE LEXUARAT