"Ushtria të qëndrojë në gadishmëri në kufi", gjenerali serb i përgjigjet Shqipërisë për Kosovën

Kosovë&Rajon

"Ushtria të qëndrojë në gadishmëri në

Tirana zyrtare i kërkoi Serbisë mbrëmjen e djeshme përmes një deklarate që të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën dhe të ulë tensionet në pikat kufitare në veri, që vijojnë që të jenë të bllokuara prej një jave. Kërkesës së Shqipërisë i është përgjigjur një prej gjeneralëve serbë në pension.

Zëvendëskomandanti në pension i Batalionit të 53 -të Kufitar, Dragutin Dimcevski, deklaron se thirrja e Tiranës për të tërhequr forcat e armatosura serbe nga vendkalimet administrative nuk do dhe nuk mund të plotësohet.

Lidhur me kërkesën e Tiranës, ai thotë se Shqipëria ishte vendi që mbështeti UÇK-në në sulmet ndaj trupave serbe gjatë viteve 1998 dhe 1999.


“Këtë e di nga përvoja personale, sepse si ushtar kam marrë pjesë në luftime gjatë viteve 1998 dhe 1999. Dhe, sa i përket helikopterëve që fluturuan përgjatë vijës administrative, zemra ime ishte e mbushur.

E kam thënë disa herë, Kosova është një territor i pushtuar për mua, por nuk do të qëndrojë kështu përgjithmonë. 

Unë po monitoroj situatën dhe mbështes plotësisht të gjitha masat e marra nga udhëheqja jonë shtetërore e udhëhequr nga Presidenti Vuçiç në mënyrë që të qetësohet situata.


Është mirë që trupat tona të armatosura janë në gjendje gatishmërie dhe duhet të jenë, në mënyrë që të ofrojnë mbështetje morale për njerëzit tanë të shtypur në Kosovë” thotë ai.

ME TE LEXUARAT