Video/ Pamjet tronditëse nga tragjedia në Koçan, të rinjtë shtyjnë njëri-tjetrin për t’i shpëtuar tmerrit!
Pamje të tjera janë publikuar në media nga nata tragjike në diskotekën në Koçan. Videoja e mëposhtme tregon tmerrin që përjetuan të rinjtë, teksa nxitonin t’u shpëtonin flakëve.
“Ikni sa më shpejt, sa më shpejt”, dëgjohen të bërtiturat e personave të pranishëm.
Një zjarr që shpërtheu në klubin e natës "Pulse", në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e 16 marsit, i mori jetën 59 persona dhe la të lënduar mbi 150 të tjerë.
Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës, duke u përhapur me shpejtësi pas ndezjes së mjeteve piroteknike. Autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë, ndërsa vendi ka shpallur një javë zie kombëtare.
https://www.facebook.com/share/v/18o6WYEuAj/