Vijojnë tensionet, serbët vendosin barrikada edhe në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok

Kosovë&Rajon

Vijojnë tensionet, serbët vendosin barrikada edhe në rrugën

Pas bllokimit të rrugës në Rudar të Zveçanit, kamionë të ndaluar në mes të rrugës janë parë sot edhe në aksin Mitrovicë-Zubin Potok.

Mediet kosovare kanë filmuar rrugët ku shihen kamionët, të cilët janë vendosur nga banorë të zonës.

Kamioni i vendosur në mes të rrugës është te vendi i quajtur ura Slepac, rreth dy kilometra që dërgon në Çabër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më 2 tetor, pas një marrëveshje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, u larguan barrikadat pas 13 ditë qëndrimi në dy pikë-kalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë. Por, 12 ditë pas, barrikadat janë shfaqur sërish në veri të vendit.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me organet tjera të drejtësisë, sot nisën një aksion kundër kontrabandës në katër komuna të vendit, duke përfshirë edhe Mitrovicën Veriore.

Menjëherë pasi u panë forcat e rendit në aksion, serbet protestuan e më pastaj edhe bllokuan rrugët.

 

 

 

ME TE LEXUARAT