Vuçiqi përjashton zbatimin e pikës për anëtarësimin e Kosovës në OKB, Kurti do reagim ndërkombëtar

Kosovë&Rajon

Vuçiqi përjashton zbatimin e pikës për

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përjashtuar të martën zbatimin e pjesës së marrëveshjes së arritur më 18 mars në Ohër që ndërlidhet me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Ai, në një konferencë për media pas takimit me ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani, në Beograd, theksoi se marrëveshja për Serbinë është ligjërisht e obligueshme kur e nënshkruan apo të ketë darkordim verbal.

“Nuk bëhet fjalë për njohjen e Kosovës, për anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e trupa të tjerë. Çdo gjë tjetër që e nënkupton normalizimin e vërtetë të raporteve, pa tensione dhe pa konflikte, Serbia do t’i zbatojë”, tha Vuçiq.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kërkoi reagimin e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë, teksa theksoi se marrëveshja e dakorduar gjatë fundjavës në Ohër është dashur që të niste së zbatuari një ditë më parë.

“Për ne kjo është marrëveshje, por unë pres nga faktorët ndërkombëtarë që ta gjykojnë, ta dënojnë sjelljen e Serbisë, e cila kur zhvillohen takime thotë se nuk nënshkruar e ndërmjet takimeve thotë se nuk zbatoj gjë”, tha Kurti.

Edhe një ditë pas bisedimeve në Ohër, Vuçiqi pati deklaruar se ka vija të kuqe te marrëveshja e arritur, e për në të cilën nuk janë vënë nënshkrime.

Sipas kryeministrit Kurti, presion për zbatimin e marrëveshjes duhet t’i bëhet Serbisë e jo Kosovës.

“Nuk mund të flasë kështu pala tjetër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Kombet e Bashkuara. Nuk mund të flasë se si kurrë nuk do ta njohë Kosovën, meqenëse Marrëveshja Bazë është njohje de facto”, tha Kurti.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje javën e shkuar mbi ankesin e zbatimit të propozimit evropian, i cilin ishte pranuar në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

E menjëherë pas pajtimit të së shtunës, përfaqësues të Bashkimit Evropian, të Shteteve të Bashkuara si dhe ambasadorët e akredituar në

ME TE LEXUARAT