Ish-koloneli i NATO-s: Në Kosovë është kryer gjenocid kundër serbëve!

Kosovë&Rajon

koloneliuKoloneli, i cili u detyrua të kthejë medaljet e NATO-s, Marek Obrtel, pohoi se kjo organizatë është kriminale për shkak të politikës që drejton ndaj shteteve.

“NATO nuk do të ishte kështu nëse në të vërtetë do të mbronte vetëm shtetet anëtare kundër agresionit të jashtëm, por, ajo drejton politikë vrasëse. Ata veprojnë nën flamurin e rremë të luftës për liri, demokraci, të drejtave të njeriut dhe për qëllime humanitare. Atë e shfrytëzojnë edhe për agresion anembanë botës”, tha Obrtel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai shpjegoi se abuzimi i NATO-s fillon me rastin e sulmimit të ndonjë shteti të papërshtatshëm për organizatën ose sepse kanë interesa hegjemoniste botërore lidhur me këtë vend.

“Së pari, fillojnë fushatën mediale, rebelojnë popullin e atij vendi, ngatërrojnë shtetin deri në pikën më të ndjeshme, si shembull, bëjnë ndarje etnike apo dallime fetare. Ta themi thjesht, destabilizojnë atë vend”, shtoi Marek.

“Pastaj del në skenë NATO me njësitë e saja, e ndjekur nga organizatat humanitare dhe misionet vëzhguese, si mbrojtës të të drejtave dhe lirive të njeriut. Në fund, arrijnë biznesmenët dhe fillojnë të rindërtojnë atë vend, përkatësisht realizojnë interesat e tyre”, shpjegoi ai.

Gjithashtu, Obrtel tha se Bosnja-Hercegovina nuk ka kaluar më mirë se Kosova sepse "aty mund të shihet më së miri ‘teoria e të barabartit dhe e drejta’ për të dyja palët kundërshtare, pasi që do të vëreni dallimet e thella që ekzistojnë midis Federatës kroato-myslimane dhe Republikës Serbe, natyrisht në kurriz të kësaj të fundit".

“Unë mund të them me siguri të plotë që është bërë gjenocid kundër popullit serbë. Ne kemi lejuar diçka të tillë të ndodhë në shtëpinë tonë në Evropë”, tha Obrtel, duke theksuar se Kosova është tragjedia më e madhe evropiane.

Marek Obrtelit, ish-kolonelit të Ushtrisë Çeke, në fund të vitit të kaluar, ministri i mbrojtjes së këtij vendi i kërkoi që të dorëzoi medaljet e fituar në misionet e NATO-s në Bosnjë-Hercegovinë dhe Afganistan.

ME TE LEXUARAT