Facebook krijon opsionin për gjetjen e njerëzve të zhdukur

Teknologji

facebook2015Rrjeti më i madh social në botë, ka lansuar një opsion i cili do të ndihmoj për gjetjen e fëmijëve të humbur.

1.35 miliard përdoruesve të tij, facebook në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur (NCMEC), do të publikojë postime të shënjestruara që quhen Amber Alerts në kryefaqet e përdoruesve për të ndihmuar në këtë mënyrë gjetjen e fëmijëve të humbur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky opsion do të mundësoje minipostime ku mund të shpërndahen si nga faqja e Facebook-ut, e po ashtu edhe nga telefonat e mençur.

Në Amber Alerts, do të përfshihen foto të fëmijëve të humbur dhe detaje të rëndësishme rreth tyre si përshkrimin fizik, emrin apo herën e fundit që është parë.

Ata që dëshirojnë të paraqesin fëmijët e tyre të humbur, duhet që së paku fëmija të jetë deri në moshën 17 vjeç dhe do të publikohen në varësi të vendndodhjes gjeografike.

Facebook, u ka ndihmuar edhe shumë fëmijëve që të gjejnë prindërit e tyre biologjik.

ME TE LEXUARAT