Kosova me vetëm 14.8 për qind menaxhere femra

Kosovë&Rajon

femGati një e treta e të gjitha bizneseve në mbarë botën sot janë në pronësi ose menaxhohen nga gratë, thuhet në studimin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO). Sipas këtij studimi i publikuar këtë muaj, sa i përket përqindjes së pjesëmarrjes së grave në menaxhim ose biznes në 20 vitet e fundit, Kosova renditet në vendin e 89-të me 14.8 për qind. Më mirë se Kosova, në këtë aspekt qëndron Shqipëria e cila renditet në vendin e 77-të me 22.5 për qind të pjesëmarrjes së femrave në biznes. Në pozita më të larta se Kosova janë ranguar edhe shtetet tjera të rajonit: Sllovenia (26), Kroacia (66), Mali i Zi (67), Greqia (71), Maqedonia (75), shkruan sot Koha Ditore.

Por janë tri vende në pjesën tjetër të globit, që mund të merren si shembulli i përfaqësimit të grave në menaxhim. Kështu në pozitën e parë me 59.3 për qind të shefeve femra qëndron Xhamajka. Kolumbia është vendi i dytë me përqindjen më të lartë të femrave në biznes 53 për qind, e pasuar nga Shën Lusia (52.3 për qind), e cila është e treta në mesin e 106 vendeve për të cilat ILO-ja ka publikuar të dhëna

ME TE LEXUARAT