Fier, burri që vrau gruan jep tjetër dëshmi të frikshme

Aktualitet

viktima-fier“Isha xheloz! Dyshoja se bashkëshortja më tradhtonte, prandaj humba kontrollin dhe e qëllova. Nuk doja ta vrisja, por nuk arrita të vetëpërmbahem.”

Kështu mësohet të jetë shprehur para hetuesve 53-vjeçari Arben Muhaj, i cili mëngjesin e së dielës dhunoi deri në vdekje bashkëshorten e tij, Teutën. Ndërkohë, ai ka rrëfyer se konflikti i fundit kishe nisur pas mesnatës, kur ai ishte kthyer në banesë dhe e kishte gjetur derën të mbyllur nga brenda.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“U ktheva në shtëpi pas orës 02:00 të mëngjesit dhe dera ishte mbyllur nga brenda. Teuta u vonua ta hapte dhe unë dyshova se aty mund të kishte ndonjë person tjetër. Kisha kohë që ndihesha xheloz, dyshoja se mund të më tradhtonte. Kur hapi derën u grindëm dhe e qëllova. Më pas ramë të flemë, por kur u ngrita në mëngjes, u grindëm sërish dhe kur dola, ajo ma mbylli prapë derën nga brenda. I bërtita dhe i thashë të hapte derën dhe ajo nga frika bëri atë që i thashë. Në këtë moment humba kontrollin e nisa ta rrihja sërish dhe ndalova kur e kuptova se kishte mbaruar. Nuk ishte qëllimi im që ta vrisja, por dyshoja se më tradhtonte, ndihesha xheloz, prandaj edhe nuk e kontrollova dot veten”, mësohet të jetë shprehur 53-vjeçari Muhaj, i cili pritet që sot të përballet me togat e zeza për caktimin e masës së sigurisë për veprën penale të vrasjes në marrëdhënie familjare.

Ndërkohë, ai ka shtuar para hetuesve se e kishte urdhëruar gruan që të mos dilte nga shtëpia gjatë kohës që ai kishte qenë në burg. Por, sipas tij, ajo e kishte thyer këtë urdhër dhe prandaj kishte nisur të dyshonte për ndonjë lidhje të mundshme jashtëmartesore të Teutës. Nga burime të bluve, mësohet se Muhaj nuk ka qenë mjaft bindës në dëshminë e tij dhe pritet që të merret sërish në pyetje, pasi të jenë verifikuar detaje të tjera të ngjarjes. Kjo, pasi dyshohet se ai krimin mund ta ketë kryer për shkak të temperamentit të tij të dhunshëm dhe xhelozinë mund ta ketë sajuar.

Ky dyshim i policisë ka lindur pasi fqinjët e Arbenit janë shprehur se ky i fundit ishte i dhunshëm nga natyra dhe sajonte gjithmonë problematika. Nga hetimet paraprake është konkluduar se Arbeni e ka rrahur barbarisht me një shkop druri bashkëshorten e tij, derisa i ka dhënë edhe goditjen fatale, duke e qëlluar në kokë. Ndërkohë, djemtë e çiftit Muhaj janë shprehur në polici se e kanë mësuar vrasjen e të ëmës nga vetë babai i tyre, i cili i ka telefonuar dhe u ka treguar për atë që kishte ndodhur.

51-vjeçarja Teuta Muhaj është përcjellë për në banesën e fundit nga familjarët e saj. Familja Muhaj jetonte në kushte mjaft të vështira ekonomike. Pasi Arbeni ishte futur në burg një vit më parë për një plagosje të rëndë me dashje, gjendja financiare ishte rënduar më shumë, pasi ai ishte i vetmi që sille të ardhura në shtëpi, duke punuar me transportin e pasagjerëve nga Fieri në Tiranë.tch

ME TE LEXUARAT