Jahjaga takon Papa Françeskun

Kosovë&Rajon

jahPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është pritur sot në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Papa Francesku. Në takimin që ka zgjatur mbi 40 minuta, Jahjaga ka folur për zhvillimet dhe të arriturat në Kosovë. Siç njofton Zyra e Presidentes, Jahjaga ka thënë se Kosova sot është një shtet laik, por edhe një rrëfim inspirues i harmonisë ndërfetare dhe i barazisë ndërmjet të gjithë qytetarëve të saj.

Duke përmendur frymëzimin që Kosova pa pasur nga udhëzimet e Papa Gjon Palit II dhe durimi e humaniteti i Nënës Tereze, presidentja Jahjaga tha se "Kosova sot, si një shtet i ri në Evropë, ka kaluar nëpër një histori të rëndë të represionit dhe të spastrimit etnik dhe se në themelet e ndërtimit të saj ajo ka sakrificën individuale dhe kolektive".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zonja Jahjaga citohet të ketë përmendur përpjekjet e pas-luftës nga ana e Kosovës "për të ruajtur multietnicitetin dhe multikulturalizmin Kosova ka garantuar të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe gjithashtu ka vazhduar ta forcojë dialogun ndërfetar, duke u mundësuar udhëheqësve fetarë, të tri religjioneve të ndërtojnë marrëdhënie të ngushta ndërmjet vete". Duke kujtuar se Kosova është njohur nga 108 shtete të botës, Jahjaga ka shfaqur shpresën se edhe Selia e Shenjtë do të vendosë që ta mbështesë vizionin e një Kosove të pavarur dhe demokratike. REL

ME TE LEXUARAT