Anne Hathaway e habitur kur kupton se ngjason me Amal Clooney

Showbiz

aneKa disa kohë tanimë që fansat dhe komentuesit e parakalimeve në tepihë të kuq kanë vërejtur një ngjashmëri të madhe mes aktores Anne Hathaway dhe bashkëshortes së George Clooney, Amal.

Por, siç duket Hathaway nuk ka dëgjuar më parë për këtë dhe është parë mjaft e habitur kur i është përmendur kjo në një intervistë ku ajo po promovonte filmin e ri ‘Song One’, transmeton koha.net.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kurrë nuk kam dëgjuar për këtë, por faleminderit!’ ka thënë aktorja me dorën në gjoks. “Kjo do të jetë padyshim gjëja më e bukur që më ka ndodhur gjatë ditës së sotme”.

Hathaway ka vazhduar duke komplimentuar avokaten e të drejtave të njeriut, duke thënë se shpreson që të bëhet sa gjysma e gruas që është Amal, duke thënë se ajo ka arritje të mëdha dhe është shumë mirë të shikosh dikë dhe të mendosh se ajo me të vërtetë është duke e bërë botën një vend më të mirë.

ME TE LEXUARAT