Prezantohet programi Erasmus + për studentët shqiptarë

Aktualitet

nikolla14Ministria e Integrimit Europian, në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrinë e Arsimit, prezantuan sot në sallën “Aula Magna”, Godina “Iliria”, tek Qyteti Studenti, në një takim me studentët, Programin dhe Broshurën e Erasmus +, program i ri nëpermjet të cilit BE mbështet një sëre aktivitetesh në fushat e arsimit.

Ministrja e integrimit Evropian, Kljada Gjosha, në fjlaën e saj e cilësoi si mjaft të rëndësishëm këtë program në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian, ku roli I të rinjve dhe i arsimit është thelbësor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, në fjalën e saj theksoi se ky program ka në qendër cilësinë e edukimit dhe universitetet.

“Eshtë një përgjegjësi e re ta bësh sistemin e lartë të arsimit në Shqipëri pjesë të programit Erasmus. Ky program është vijim i disa ndihmave dhe programeve mjaft të vyera që BE ka adresuar në vite për sistemin arsimor në Shqipëri. Këto projekte do të kontribuojnë dukshëm për krijimin e mekanizmave eficente të kontrolleve të cilësisë”, tha ministrja Nikolla.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, u shpreh mjaft entuziast në prezantimin e këtij programi, pasi siç tha ai, i jep mundësi punësimi të rinjve.

“Për mua si ministër i Rinisë në të tilla raste mendoj se a përfiton rinia nga këto projekte e programe a kanë ata mundësi të punësohen. Dhe përgjigja është po. Ky program promovon të rinjtë, dijet e tyre, thellon vetëdijen evropiane që bashkë mund të bëjmë më shumë gjëra se veç e veç. Do punësohem mbi 1 mijë vetë”.

Ndërsa Kryetarja e Delegacioni të BE-së në vendin tonë, ambasadorja Romana Vlahutin, u shpreh se integrimi kërkon reforma.

Ambasadorja Vlahutin i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të bëjë më tepër përpjekje për arsimin, për ta çuar atë sa më lart. “Integrimi në BE ka kërkesa të larta, kërkon reforma”, deklaroi ambasadorja.

ME TE LEXUARAT