Dështon kapja e 20 kg heroinë në veri, hetuesit pengohen nga kolegët

Kosovë&Rajon

mitrovice-629x350Një operacion i hetuesve anti-drogë nga qendra që është dashur të zhvillohet të premten gjatë natës në veri të Mitrovicës, ka dështuar, ndërsa shkak është bërë vet Policia e Kosovës në veri, e cila ka penguar kolegët e tyre nga Prishtina.

Sipas burimeve të kosovapressit, hetuesit policorë të njësitit anti-drogë nga Prishtina, kanë pasur informatën për pranim-dorëzimin e kësaj droge që kishte hyrë nga Serbia në Kosovë, dhe që është dashur të realizohet në njërën nga lokacionet e veriut të Mitrovicës. Mirëpo, ata janë ndaluar nga pjesëtarët e policisë së Kosovës në veri, ndërkaq edhe pse janë prezantuar dhe kanë ofruar dëshmi se janë kolegë , uk janë lejuar të kryejnë punën e tyre, duke u detyruar të kthehen mbrapshtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Tre hetues anti-drogë nga Prishtina me automjet zyrtar Land Rover ngjyrë e bardhë, janë ndaluar mbrëmë rreth orës 21:30 në sheshin Shumadija në veri të Mitrovicë nga policët veriorë. Ata pas rreth 15 minuta bisedime mes vete, ju kanë thënë kolegëve të tyre nga Prishtina se është urdhër i shefit të hetimeve rajonale për rajonin e veriut, Millan Ristoviq, që ata të mos lëvizin më në thellësi të qytetit dhe të kthehen mbrapsht”, kanë thënë burimet.

Kosovapress-i ka provuar që në lidhje me rastin të kontaktojë ndonjërin prej përgjegjësve të policisë në veri, por asnjëri prej tyre nuk e ka hapur telefonin.

ME TE LEXUARAT