Ekonomia

Kreu i ISHP-së, Dritan Ylli, fton punonjësit të ankimohen kur janë të pasiguruar

ylliDrejtori i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Dritan Ylli, inspektoi një prej ndërmarrjeve kryesore të sektorit fason që ushtron aktivitet në Tiranë. Ai u njoh me shqetësimet e punonjësve, për respektimin e të drejtave të tyre të ligjshme, si dhe diskutoi mbi përfshirjen në skemën e sigurimeve shoqërore. Ylli ftoi të gjithë punonjësit të mos hezitojnë për të ankimuar çdo rast të shkeljes së këtyre të drejtave që burojnë nga kontrata e punës, dhe për më tepër çdo rast kur punonjësi nuk është i siguruar.

Gjatë ditëve të para të këtij viti ka pasur një fluks në rritje të numrit të ankesave që vijnë nga punonjës të sektoreve të ndryshëm të ekonomisë dhe industrisë, për raste kur punohet pa sigurime shoqërore, pra në punë të zezë, për raste të vonesës së dhënies së pagave për punonjësit në datën e caktuar, apo që nuk ka kontratë pune, sikurse në ato raste kur ka kontratë dhe shkelen të drejtat që burojnë nga kontrata. Kreu i ISHP-së garantoi punonjëit se dyert e Inspektoriatit te Punë, si institucioni mbrojtë i tëdrejtave tëtyre tëligjshme, do tëjenëgjithnjë të hapura për të trajtuar çdo rast të shkeljes së këtyre të drejtave dhe për të ndëshkuar ashpër konform ligjit, çdo subjekt që synon të përfitojë në kushte të paligjshmërisë dhe evazionit. Ylli theksoi se ashtu siç u arrit të zbuloheshin gjatë vitit të shkuar rreth 6500 punonjës në kushte të punës së zezë, një shifër disa herë më e lartë, se periudhat e mëparshme, edhe gjatë këtij viti prioriteti kryesor i punës së trupës inspektuese do të jetë evidentimi i çdo të punësuari të pasiguruar, për ta vendosur atë në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close