Prishtinë, protestuesit sulmuan ambasadën e Malit të Zi

Kosovë&Rajon

protesta-prishtineIncident i rëndë diplomatik është shënuar në përfundim të protestës ne Prishtine, ku një numër protestuesish kanë gjuajtur me gurë edhe ambasadën e Malit të Zi në Kosovë që gjendet në sheshin 'Nënë Tereza'.

Sipas dëshmitarëve okularë, sulmi ka ndodhur kur policia filloi të pastron turmën e protestuesve nga sheshi.

Përkundër forcave policore, disa protestues kanë gjuajtur xhamat e Ambasadës së Republikës së Malit të Zi në Prishtinë që gjendet në katin e dytë të ndërtesave në Sheshin 'Nëna Terezë'.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një situatë e tendosur ka ndodhur edhe në Podgoricë me protestues nacionalistë serbë por Ambasada e Kosovës nuk pësoi dëme atje. Fatkeqësisht në Kosovë ndodhi e kundërta.

Aktivistet e Vetëvendosjes vitin e kaluar paten ndalur me dhunë edhe një panel në Hotelin 'Emerald' ku u mbajt Forumi i Miqësisë Kosovë - Mal i ZI me pjesëmarrje të qeverisë malazeze.

Atëherë disa aktivistë të VV e ndërprenë me dhunë panelin me pankartën që thoshte: "NË MAL TË ZI SHQIPTARËT SHTYPEN. KJO NUK ËSHTË MIQËSI!"

Mësojmë se në mbrëmje është dërguar edhe njësiti forenzik i policisë për të zbuluar atakuesit e Ambasadës malazeze. express

ME TE LEXUARAT